E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama u terhoq nga komisioni hetimor

Kryeministri i kerkoi opozites te ndryshoje kerkesen e saj dhe disa nga pikat e komisionit hetimor


TIRAN - Kryeministri Sali Berisha e cilesoi braktisjen e Komisionit te Ligjeve nga opozita si terheqje nga kerkesa per hetimin e zgjedhjeve. Kreu i qeverise i kerkoi Partise Socialiste qe te riformuloje kerkesen e saj ne perputhje sipas tij me ligjet dhe vendimet e Gjykates Kushtetuese.


Sot ata u terhoqen nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve dhe nuk pranuan te diskutojne ne perputhje me vendimin e marre dy dite me pare ne kete komision dhe sic ishte vendosur me unanimit ne mbledhjen e Konferences per problematiken ndaj se ciles ne ishim teresisht te hapur - tha Berisha. Shefi i mazhorances garantoi opoziten se nuk do te kete asnje kufizim te procesit ne rast se kerkesa sic tha kryeministri do te respektoje Kushtetuten.


Une i bej thirrje grupit parlamentar te PS-se qe te shqyrtojne kerkesen e paraqitur ne driten e ligjeve ne driten e Kushtetutes te vendimeve te Gjykates Kushtetuese dhe e garantoj se nuk do te kete asnje kufizim per asnje proces. Te kerkojne cfare te duan.


Por pse ndodhi kjo dhe cfare e shtyu zotin Rama te terhiqet nga Komisioni Hetimor Ate e shtyu rezultati i Prokurorise se Shkodres e shtyu transparenca e shtyu drita e diellit - tha ai.


Gjate mbledhjes se grupit parlamentar Demokrat kryeministri Berisha i beri thirrje liderit te opozites qe te dergoje deputetet socialiste ne Komisionin e ligjeve per te diskutuar ndryshimet ose paraqitjen e mendimeve te reja.


Dergo deputetet e tu ne Komision dhe komisioni te mblidhet serish ose silli amendamentet per te pershtatur kerkesen tende me Kushtetuten ligjin e Komisionit Hetimor Parlamentar vendimet e gjykates Kushtetuese dhe absolutisht ne kete rast nuk do te kete asnje kufizim ne hetimin e te gjithe problematikes qe deshiron. Jashte ketyre per nese kjo eshte e pamundur sepse ne nje shoqeri te qyteteruar marreveshja respektohet - tha ne fjalen e tij kreu i demokrateve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›