E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmete në Indonezi dhe Japoni

Një tërmet i fortë me fuqi 7 shkallë të Rihterit goditi pjesët lindore të Indonezisë, në afërsi të arkipelagut Moluke, por nuk u dha asnjë alarm për cunami.

Tërmeti ra në orën 19:47 rreth 132 kilometra në juglindje të Labuhas, në provincën Moluke Veriore, në një thellësi 56 kilometra, shtoi agjencia indoneziane e Meteorologjisë dhe gjeofizikës.

"Deri tani nuk ka njoftime për viktima. Tërmeti u ndje në disa rajone të vendit, por me intensitet më të vogël", i deklaroi AFP-së drejtori teknik i agjencisë Suharjono.

Ndërsa një tjetër tërmet prej 6.6 ballë shkallë të Rihterit ka goditur Japoninë në lindje të ishullit të madh Honshu, e as me këtë rast nuk u lëshua alarm për cunami.

Tërmeti ra në thellësinë 26 kilometra, njoftoi instituti amerikan dhe tronditi veriun dhe qendrën e ishullit të madh Honshu. Epiqendra e tij ndodhej disa kilometra në afërsi të prefekturës Fukushima (në verilindje), rreth 300 kilometra nga Tokioja, ku u ndje gjithashtu tërmeti.

Tërmeti nuk shkaktoi asnjë viktimë as dëme materiale.

Tërmetet më të reja në Indonezi dhe Japoni paraqesin vazhdimin e serisë së tërmeteve, të cilat kohëve të fundit kanë tronditur disa shtete të botës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›