E Diel, 1 Nëntor 2026

Homazhe për ish-deputetin Azem Hajdari

Mbrëmjen e 12 shtatorit, pranë selisë së Partisë Demokratike, ai u ekzekutua në një atentat, shkaqet e të cilit ende nuk janë të ditura qartësisht për publikun. Bashkë me Hajdarin mbeti i vrarë edhe truproja e tij Besim Çerja.

Për çdo vit, zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike dhe simpatizantë të saj bëjnë homazhe pranë memorialit ku edhe u vra ish-deputeti demokrat dhe një nga studentët më aktivë për rrëzimin e sistemit komunist. Në memorialin “Nderi i Kombit, Azem Hajdari”, u vendosën kurora me lule nga eksponentë të lartë të PD-së dhe familjarë të të ndjerit.

 “Kujtojmë udhëheqin e Lëvizjes Studentore dhe të Partisë Demokratike që u ekzekutua nga banda e qeverisë, në këtë vend, me aktin më makabër. E nderojmë në këtë 1o0 vjetor të Shqipërisë. Na vjen natyrshëm në mendje të gjithë shqiptarëve fakti se pa veprën e tij, pa diturinë, pa kurajën e tij asnjë nga ne nuk e imagjinon dot se si do ishim sot në 100 vjetorin e pavarësisë. Ishte trimëria, heroizmi, guximi i jashtëzakonshëm i këtij tribuni legjendar që në krye të Lëvizjes Studentore u përball me diktaturën më të egër, hapi dyert e lirisë dhe të dinjitetit për të gjithë shqiptarët. I detyrohemi më shumë se kujtdo tjetër atij dhe atyre studentëve që ai udhëhoqi me aq mençuri në dhjetorin e vitit 90. Nderojmë kujtimin e Besim Çerës një demokrat i thjesht, por një vëlla në shpirt dhe në ideale me Azem Hajdarin”, u shpreh kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij pranë memorialit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-09-12 11:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›