Ekstradohet nga SHBA-të i dënuari për vrasje

Fillimisht, është arrestuar shtetasi Albert Kapllanaj, 44-vjeç, i cili është dënuar me 25 vite burg nga gjykata, pasi është shpallur fajtor për vrasje.
Ky shtetas u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ngjarja për të cilën shtetasi Kapllanaj është dënuar ka ndodhur në dhjetor të vitit 1999, në lagjen “Liria” të qytetit të Fierit, ku ka mbetur i vrarë shtetasi Artan Krasniqi. Shtetasi Kapllanaj u ekstradua nga Bostoni.
Ndërkohë, policia ka arrestuar edhe 26-vjeçarin, Luan Gashi, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit. Dyshohet se në 17 gusht të këtij viti, shtetasi Gashi i ka vjedhur me anë të mashtrimit motoçikletën një shtetasi nga Pojani i Fierit. /Start/
2012-09-12 10:57