E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Defiçiti buxhetor në SHBA 1,2 bilion dollarë

Uashington - Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Barak Obama, i cili merr së shpejti detyrën e tij në këtë post, i duhet të përballojë një deficit të buxhetit shtetëror në një nivel rekord. Sipas një vlerësimi të zyrës buxhetore të Kongresit amerikan, për vitin 2009 llogaritet një deficit prej gati 1,2 bilionë dollarë, më shumë se sa dyfishi i një viti më parë. Për vitin 2010 ky deficit pritet të zbresë në 703 miliardë dollarë.

Udhëheqësit demokratë në Kongres dhe ekipi i presidentit të zgjedhur Barak Obama vazhdojnë të diskutojnë hollësitë e planit të tyre stimulues për ekonominë. Për nivelin rekord të deficitit ata bëjnë përgjegjës para së gjithash ndihmat e shtetit për financimin e sektorit të prodhimit të automjeteve. DW

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›