E Diel, 1 Nëntor 2026

Opera “Verter” ngjitet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Nё interpretimin e mrekullueshёm tё tenorit Sajmir Pirgut dhe mexosopranos Vikena Kamenica u shfaq në TOB premiera e operës “Verter” e kompozitorit tё njohur Jules Massenet. Kjo dramë lirike me katёr akte konsiderohet si ndёr mё tё rёndёsishmet nё repertorin francez. Opera flet për një dashuri të pashpresë, me një fund tragjik, por ndryshe nga të gjitha veprat e tjera të këtij lloji, ku në fund vdes heroina, kësaj here ai qё vdes është heroi. Verteri i cili interpretohet nga Pirgu ёshtё njё djalё 23-vjeçar i cili bie në dashuri me Sharlotën, e cila ishte e fejuar me Albertin, e cila mё pas martohet me tё. Pas një gjendjeje shumë të rënduar shpirtërore, me qëllim që të mos i bënte askujt keq, Verteri vendos të vrasë veten.
Sajmir Pirgu rikthehet nё skenёn shqiptare pasi sapo ka pёrfunduar me sukses shfaqjen e flautit magjik nё skenёn mё tё rёndёsishme operistike, botёrore nё La Scala. Kompozitori Masenet ёshtё bazuar nё veprёn e Gёtess, “Vuajtjet e djaloshit Verter”. Kjo vepёr premierёn e parё të saj e kishte nё teatrin Imperial tё Vienёs mё 16 shkurt tё vitit 1892. Skenografia dhe kostumografia në këtë opera erdhi nga Platon Bardhi dhe dirigjent ishte Martin Zeller.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›