Obama: Ekip për paqen në Lindjen e Mesme
Uashington -Presidenti i zgjedhur Barak Obama deklaroi sot se do të krijonte një ekip që mund të angazhohej menjëherë në procesin e paqes në Lindjen e Mesme, sapo ai të merrte zyrtarisht detyrën më 20 janar. Po sot, Obama deklaroi se Irani do të ishte një nga sfidat më të mëdha të administratës së tij dhe premtoi se do të vepronte shpejt lidhur me këtë çështje, mësohet nga pjesë të një interviste që do të publikohet sot.