Tetë parlamentarë evropian hyjnë në Gaza
Gaza - Një delegacion parlamentarësh evropianë arriti të hynte sot nëpërmjet Egjiptit në Rripin e Gazës, i pushtuar nga Izraeli prej më shumë se një javë, duke lënë pas më shumë se 800 të vdekur. Tetë parlamentarë, përdorën pikën e kalimit në Rafah, mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës, ku pritet të qëndrojnë deri të martën për të vlerësuar situatën, shpjegoi zëvendëskryetarja e Parlamentit Evropian, italiania Luisa Morgantini, në një mesazh elektronik dërguar medieve.
Gjatë qëndrimit të tyre, tetë deputetët, të cilëve u shtohet një senator italian, do të vizitojnë veçanërisht disa kampe të refugjatëve dhe spitale të Gazës bashkë me anëtarë të agjencisë së OKB-së për ndihmën për refugjatët palestinezë, Unrwa. Kur të kthehen në Strasburg, ata do t'i japin llogari Parlamentit Europian për vizitën dhe do të mbajnë një konferencë shtypi, shtoi Morgantini.