E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sandard & Poors: Greqia del nga falimentimi

Ekonomia greke, foto arkiviVlerësimi i borxhit publik të Greqisë është rritur nga agjencia e kreditimit Sandard & Poors duke dalë nga niveli i falimentimit.

Agjencia e ngriti vendin e goditur rëndë nga kriza në nivelin CCC nga niveli i falimentimit selektiv, pasi shteti helen përfundoi ristrukturimin e borxhit më të madh në historinë e tij më herët gjatë vitit.

Por pavarësisht kësaj, situata për Greqinë mbetet e vështirë. Megjithëse është bërë ndryshimi i nivelit dhe presionet janë lehtësuar, në këndvështrimin tonë, borxhi publik i

Greqisë mbetet ende i lartë, ka komentuar më pas agjencia.

Greqia është ndihmuar dy herë me ndihma financiare nga ndërkombëtarët. Vendi mori hua që arrijnë në 110 miliardë euro në vitin 2010 dhe, pas ristrukturimit të borxhit, siguroi 130 miliardë të tjerë në mars të vitit 2012 nga eurozona dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Vlerësimi në nivelin CCC do të thotë, sipas Standard&Poors, se Greqia vazhdon të jetë e cënueshme dhe e varur nga biznese të favorizuara, si dhe kushte financiare dhe ekonomike që duhen plotësuar. /trt/
Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›