Greqi, i vihet flaka një filiali banke në Athinë
Athinë -Në Greqi, zjërrvënësit i kanë vënë flakën një filialit të një banke, duke shkaktuar dëmë të mëdha materiale, por pa viktima në njerëz. Filiali i përkistë bankës private "Piraeus Bank", e cila ndodhej në bulevardin kryesor të kryeqytetit helen. Ende nuk ka informacione më të hollësishme lidhur me ngjarjen. Deri më tani, ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit që ndodhi vetëm një ditë pasi një grup të rinjsh me maska sulmuan me bomba molotov dy trena në pjesën veriore të Athinës duke shkaktuar dëme materiale me vlerë prej disa milionë eurosh.