E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-ja dhe Rusia pranë marrëveshjes për pakësimin e armëve bërthamore


Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia "kanë bërë përparime" në sajë të arritjes së një marrëveshjeje për pakësimin e armëve bërthamor. Kështu u shpreh zv/sekretari i shtetit amerikan Burns gjatë takimeve të djeshme të sekretares amerikane të shtetit Hilary Clinton me pushtetarë rusë në Moskë.
"Jemi pranë një marrëveshjeje", tha Burns por nuk mund të parashikonte se kur do të nënshkruhet. Të dy vendet po mundohen të zëvendësojnë traktatin e strategjisë për pakësimin e armëve bërthamore, START, të vitit 1991 i cili skadoi në dhjetor.
SHBA-jë deklaron se ka më shumë se 2,000 armë bërthamore, ndërsa Rusia besohet të ketë 3,000 të tilla. Përveç kontrollit të armëve ministrat e jashtëm të Rusisë dhe SHBA-së pritet të bisedojnë edhe për situatën në Lindjen e Mesme dhe Iran. Javën që shkoi Presidenti Medvedev dhe homologu i tij amerikan Barack Obama patën një bisedë telefonike për këtë çështje. Të dy liderët shprehen se kishin arritur një konsensus në vija të përgjithshme. Ata thanë se "është krijuar mundësia për të vendosur një datë për të paraqitur një projekt marrëveshje që do të nënshkruhet nga kryetarët e shteteve".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›