E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania, 550 trupa shtesë në Kosovë

Në përgjigje të kërkesës së NATO-s, Gjermania do të dërgojë 550 trupa shtesë për të monituruar paqen në Kosovë, pas përkeqësimit të situatës.
Zëdhënësja e NATO-s, Karmen Romero, tha se KFOR-i do të vazhdojë të marrë masat e nevojshme brenda mandatit të tij për një mjedis të qetë dhe të sigurt, në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in.
Situata në veri është përkeqësuar pas aksionit të forcave speciale të Policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31.
Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjet drejtuar Beogradit dhe Prishtinës për t`iu kthyer bisedimeve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›