Obama, Mekein tre debate presidenciale deri në fund të nëntorit
Kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara, John McCain dhe Barack Obama kanë deklaruar se do të marrin pjesë në tre debate presidenciale deri në zgjedhjet e nëntorit.
Debatet do të zhvillohet në fund të shtatorit dhe në tetor dhe do të përqendrohen në politikën e jashtme, sigurinë kombëtare, ekonominë dhe politikat e brëndshme.
Një debat mes kandidatëve ende të pacaktuar për postin e nënpresidentit do të zhvillohet në 2 tetor.
Senatori Obama akuzoi sot senatorin McCain se siç tha ai zoti McCain nuk është i sigurt sesa shtëpi zotëron.
Senatori demokrat tha në Virxhinia se kundërshtari i tij republikan nuk e njeh jetën e amerikanëve në nevojë.
Ai po kështu e akuzoi zotin McCain që ky i fundit ndryshoi mendimin e tij duke mohuar ta ketë vënë ndonjëherë në pikpyetje patriotizmin e zotit Obama e të ketë thënë që zoti Obamat i vë ambiciet e tij personale para interesave kombëtare.
Senatori McCain nuk ka pasur asnjë takim publik ditën e sotme.