E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Mesazhi i Bin Ladenit tregon dobësi

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka deklaruar se mesazhi i supozuar i Bin Ladenit, i transmetuar këtë javë, tregon për dobësinë e liderit të Al-Kaedës.
Në mesazh, njeriu që pretendon se është Bin Ladeni mori përgjegjësinë për sulmin në aeroplanin amerikan në Ditën e Krishtlindjeve.
Në intervistën për rrjetin televiziv amerikan, ABC, prersidenti Obama tha se përpjekja e Bin Ladenit për të marrë kredi për sulmin e dështuar është "një indikacion se sa i dobët është ai, pasi kjo nuk është diçka domosdoshmërisht e drejtuar nga ai".
Më herët, krahu rajonal i Al-Kaedës, me seli në Jemen, kishte thënë se ka dorë në sulmin e dështuar në aeroplanin amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›