E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi takon ambasadorin Fitou: Franca ofron mbështetje për Kosovën

Ambasadori i ri i Republikës së Francës në Prishtinë, Jean François Fitou, në takimin e parë sot me kryeministrin Hashim Thaçi ka shprehur angazhimet e qeverisë franceze për të vazhduar mbështetjen e Kosovës në ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë dhe në proceset integruese evropiane.
Ai, po ashtu është shprehur se do të angazhohet për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë me të gjitha institucionet e Kosovës.
Duke vlerësuar lart ndihmën dhe përkrahjen e Francës për Kosovën, si dhe bashkëpunimin e mirë të ndërtuar ndërmjet dy vendeve, kryeministri Thaçi është angazhuar që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen, bën të ditur zyra e shtypit e qeverisë.
"Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të vazhdojë angazhimet e saj për të ndërtuar marrëdhënie të mira dhe shumë të afërta me të gjithë miqtë që e kanë mbështetur Kosovën dhe popullin e saj në rrugën e demokratizimit dhe të shtetndërtimit", ka thënë kryeministri Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›