Zyrtare: United siguron shërbimet e Chris Smalling
Manchester Unitedi ka konfirmuar transferimin e qendërmbrojtësit Chris Smalling nga Fulhami.
United kishte konkurrent Arsenalin që po ashtu dëshironte shërbimet e anglezit, ndërsa njoftohet që Djajtë e Kuq kanë paguar 7 milionë euro për Smalling.
"Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje për transferimin Chris Smalling nga Fulham. Chris ka rënë dakort me kushtet personale me klubin dhe do t'i bashkëngjitet nga fillimi i sezonit 2010-2011.
Ai do të qëndrojë te Fulhami deri në fund të këtij sezoni", shkruan në deklaratën zyrtare të kampionit të Premier Ligës.