Leka Zogu: Prej pesë vitesh më mbajnë peng koleksionin e armëve
Nuk ka ndërmend të rebelohet, por ndjehet i brengosur që i mbajnë peng koleksionin e armëve të trashëguar nga familja.
AFRIM IMAJ
I lodhur nga pritja pesëvjeçare, përtej shëndetit jo fort të mirë, gjen durim e forcë të kërkojë rikthimin e ligjshëm të kësaj pasurie të rrallë.
Leka Zogu, trashëgimtari i fronit të ish-Mbretit Zog, pasi ka çuar në vend amanetin e të atit për t’u kthyer në Atdhe, ka humbur të drejtën për të pasur pronë të tij, koleksionin e armëve që ka trashëguar në dekada familja mbretërore. Të paktën përkohësisht. E papritura ka ndodhur ditën kur ka mbërritur në Tiranë për të jetuar përgjithmonë. Autoritetet zyrtare që i dhanë para pesë vjetësh të drejtën e ligjshme të shtetësisë shqiptare, i sekuestruan koleksionin e armëve, duke e cilësuar arsenal të rrezikshëm. Për pesë vjet me radhë Leka i Parë, ka kërkuar zyrtarisht rikthimin e tij, por ende deri sot nuk ka marrë ndonjë përgjigje të saktë. Duke e quajtur këtë një veprim arbitrar e të padrejtë, trashëgimtari i fronit mbretëror, në një intervistë për gazetën “Panorama” rrëfen peripecitë e deritanishme dhe procedurat e zvarritura në rikthimin e kësaj pasurie të ligjshme. Ndërsa shprehet i bindur se një ditë koleksionin e armëve do ta ketë në pronësi të tij, ndjehet i merakosur për gjendjen në të cilën ato ruhen. E kanë shqetësuar zërat që ka dëgjuar ditët e fundit se revoleve personale do t’u heqin gjilpërat dhe përfiton nga rasti t’u bëjë thirrje zyrtarëve të policisë për mos t’i denatyruar armët trofe, që ka trashëguar nga familjarët e tij...
Zoti Leka! U bënë pesë vjet që autoritetet zyrtare u kanë bllokuar koleksionin e armëve, që keni trashëguar nga familja mbretërore. Cili ka qenë motivi?
Ndodhi kjo kur u kthyem për të jetuar përfundimisht në Shqipëri. Bllokimi u bë që ditën e parë. Nuk e di arsyen e vërtetë, po asokohe shumë gjëra u thanë herë nën zë e herë disi zyrtarisht. Dikush në mënyrë të papërgjegjshme e quajti atë arsenal të rrezikshëm armësh në media, e kështu zyrtarët u tutën. Edhe ligjet nuk kanë qenë të mbërthyera mirë për këto punë. Gjithsesi, gjykoj se duhej në mënyrë më korrekte të silleshin ndaj kësaj pasurie. Gjatë kësaj periudhe kur më kanë bllokuar koleksionin e armëve, në Shqipëri armëmbajtja pa leje ka qenë realitet sundues. Ngurrimi për koleksionin tim mendoj se ka qenë i kotë...
Keni thënë ndër të tjera se ky koleksion përmban vlera historike...
Ky është një realitet i padiskutueshëm. Koleksioni është i prekshëm e i dukshëm. Në historinë e Shqipërisë në përgjithësi kanë humbur shumë vlera që nuk janë koleksionuar apo nuk janë shkruar. Edhe në historinë që kam jetuar unë kështu ka ndodhur. Këtë pjesë unë munda me e mbledh e me e sjellë këtu. E kjo nuk ka qenë pa mundime e pa shpenzime.
Kur thoni ka vlera historike, çfarë keni parasysh?
Vetë koleksioni është një histori e gjallë, konkrete. Eshtë në të, ndër të tjera, pistoleta, arma ime personale e shkollës ushtarake, është pistoleta personale e Mbretit Zog, ajo e Mbretëreshës Geraldina, arma e dhuruar nga Mbreti Faruk, e kështu me radhë. Në këtë vështrim a mund të jetë ky arsenal i rrezikshëm more djalë..
Pas pesë vjetësh zvarritje, a ndjeheni i zemëruar me autoritetet zyrtare që nuk po u kthejnë këtë pasuri personale?
Me ma pas ba jashtë këtë shkelje, andej nga kam shkuar jetën, po do të zemërohesha, bile shumë e do të reagoja. Po këtu kujt me ju zemërue, këtu ke të bësh me të tutë. Shiko. Për ne kthimi në Atdhe ka qenë më shumë se ëndërr. Mbreti Zog e Mbretëresha Geraldina kanë ëndërruar me vdek në Shqipni e jo në tokë të huaj. Ju e dini këtë. Edhe unë qenien në Shqipëri e quaj në një fare mënyrë kryerje të një pjese të misionit tim. Prandaj unë jam i duruar e nuk ka pse të reagoj e të revoltohem. Besoj te logjika e ftohtë dhe mendjet e qeta. Disa procedura janë bërë. Kam shpresë se më në fund do të shkojë në vend jo vetëm e drejta, por edhe amaneti i familjarëve të mi...
Gjithsesi, ndonjë mesazh për zyrtarët që duhet ta tejkalojnë këtë ngërç në të cilën ka mbetur rikthimi i koleksionit tuaj...
I vetmi mesazh që do t’i çoja drejtorëve të Policisë Shtetërore: Të sjellin koleksion këtu ashtu si e kam sjellë unë në Shqipëri. Unë kërkoj të drejtën teme, brenda të drejtave ndërkombëtare dhe atyre të vendit tim.
A keni dijeni si ruhen armët e koleksionit tuaj?
Më duket se ata kanë vendos me u heq gjilpërat armëve. Ishte krejt e panevojshme. Madje, tek disa pistoleta gjilpëra është zor me u heq. Të kenë kujdes mos mi prishin armët ose të bëjnë si gjithë bota. T’i kyçin gjilpërën apo shkrepësen me kavo çeliku në vendin e qëndrimit apo të ekspozimit. Unë këtu e kam depon shumë të sigurt, ata e kanë parë vetë.
“Koleksioni i armëve, e drejtë e ligjshme e Mbretit Leka”
Nuk ka asnjë argument ligjor që të përligjë bllokimin e koleksionit të Mbretit Leka i Parë. Të gjitha paragjykimet që e cilësonin si një arsenal të rrezikshëm, tashmë kanë rënë. Çdo vonesë në rikthimin e koleksionit, është vazhdim i padrejtësisë që është bërë dhe vazhdon të bëhet ndaj familjes mbretërore. Kështu e vlerëson ngurtësimin e procedurës për rikthimin e koleksionit të armëve, përfaqësuesi ligjor i ish-oborrit mbretëror, inxhinier Granit Leka. Sipas tij, familja mbretërore disponon të gjitha dokumentet zyrtare shtetërore dhe ato ndërkombëtare për mbajtjen e koleksionit të armëve trofe të siguruara nëpër vite sipas rasteve me përmbajtje historike. Inxhinier Leka pohon për gazetën se, ky koleksion ka kaluar pa vështirësi në shumë shtete dhe në asnjë rast nuk është ndaluar, por ka mbetur pronë e të zotit. Për të në mënyrë të çuditshme, madje edhe në kundërshtim me procedurën zyrtare që është ndjekur deri tani nga autoritetet e Tiranës, koleksioni vazhdon të mbetet i bllokuar, duke i mohuar pronarit të ligjshëm të drejtën e pronësisë mbi të. Leka vë në dukje se për kthimin e këtij koleksioni ka një vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave, ai me nr. 211, datë 21.02.2008, që ende nuk po gjen zbatim. Ndërkaq, shprehet zyrtari i ish-oborrit mbretëror, koleksioni është regjistruar në Ministrinë e Kulturës si trashëgimi kulturore dhe aktualisht ka një udhëzim të ministrit të Brendshëm nr. 672, datë 23.04.2008 posaçërisht për kthimin e koleksionit ish-familjes mbretërore, por përsëri nuk ka një prokupacion real për zgjidhjen e këtij ngërçi, që mban të bllokuar në mënyrë të padrejtë një pasuri të rrallë.