Obama: Paketat stimuluese do na shpëtojnë
Presidenti amerikan, Obama,
do të kërkojë marrjen e masave
të menjëhershme nga
liderët e G20, në takimin e fi llimprillit
në Londër, për të stimuluar
ekonominë. Kjo vjen një ditë pas
shpalljes së planit për blerjen e
aseteve "të këqija" të bankave
amerikane. Ndërsa të gjithë përgatiten
për takimin që pritet të
jetë shumë i rëndësishëm, Obama
po ngulmon që ekonomitë më
të fuqishme të planetit të hartojnë
dhe të vënë në punë paketa
stimuluese, të ndreqin tregun e
kredive dhe të ndihmojnë edhe
vendet e varfra të kalojnë këtë fazë
të vështirë. "Mesazhi im është i
qartë: Shtetet e Bashkuara janë
gati të jenë në krye të situatës dhe
ne me këtë rast u bëjmë thirrje
partnerëve tanë që t‘u bashkohen
me urgjencë politikave tona për
qëllimin tonë të përbashkët", ka
deklaruar Presidenti, në një artikull
të botuar nga 31 gazeta në të gjithë
botën. Shtetet e Bashkuara dhe
Evropa kanë divergjenca mes tyre
për sa i përket sasisë së parave që
duhen shpenzuar për daljen nga
kriza. Ndërsa amerikanët janë për
shpenzime të mëdha, evropianët
janë për t‘i dhënë prioritet forcimit
të rregullatorëve të tregut, Komisioni
Evropian paralajmëroi vendet
anëtare që të kontrollojnë fryrjet e
defi citit buxhetor që kërcënojnë
kalimin e limiteve të përcaktuara.
Sekretari i thesarit, Timothi Geinther,
deklaroi para një kongresi
të acaruar se ai ka nevojë për një
autoritet të plotë për të mbyllur
institucione të tilla si AIG për të
shmangur paratë e tepërta që
mund të duhen për shpëtimin e
tyre. Në mbështetje të kësaj ka
dalë edhe shefi i Rezervës Federale,
Bernanke. Ndërkohë, opozita
republikane e ka kundërshtuar
menjëherë këtë kërkesë duke e
etiketuar si "abuzim të autoritetit të
Shtëpisë së Bardhë". "Ky është një
uzurpim i paprecedentë i pushtetit
dhe para se kjo të ndodhë duhet të
zhvillohet një debat në lidhje me
autoritetin e plotë që kërkon shefi
i Thesarit", deklaroi lideri i pakicës
në kongres, Xhon Boenher. Pas
një dite të mbarë, aksionet në Ëall
Street ranë sërish dje, ndërkohë që
ato evropiane dhe aziatike ishin në
të njëjtat kuota të ditëve të fundit.
Nga një tjetër vend në krizë të
madhe, Britania, Kryeministri i
saj, Gordon Braun, ka lëshuar një
ofensivë diplomatike për të fi tuar
mbështetjen e planeve të tij për
ta nxjerrë vendin dhe botën nga
kriza e rëndë fi nanciare. Braun do
të ndërmarrë një turne ndërkombëtar
që do të përfshijë disa vende
evropiane, Nju Jorkun dhe disa
shtete amerikanojugore.
do të kërkojë marrjen e masave
të menjëhershme nga
liderët e G20, në takimin e fi llimprillit
në Londër, për të stimuluar
ekonominë. Kjo vjen një ditë pas
shpalljes së planit për blerjen e
aseteve "të këqija" të bankave
amerikane. Ndërsa të gjithë përgatiten
për takimin që pritet të
jetë shumë i rëndësishëm, Obama
po ngulmon që ekonomitë më
të fuqishme të planetit të hartojnë
dhe të vënë në punë paketa
stimuluese, të ndreqin tregun e
kredive dhe të ndihmojnë edhe
vendet e varfra të kalojnë këtë fazë
të vështirë. "Mesazhi im është i
qartë: Shtetet e Bashkuara janë
gati të jenë në krye të situatës dhe
ne me këtë rast u bëjmë thirrje
partnerëve tanë që t‘u bashkohen
me urgjencë politikave tona për
qëllimin tonë të përbashkët", ka
deklaruar Presidenti, në një artikull
të botuar nga 31 gazeta në të gjithë
botën. Shtetet e Bashkuara dhe
Evropa kanë divergjenca mes tyre
për sa i përket sasisë së parave që
duhen shpenzuar për daljen nga
kriza. Ndërsa amerikanët janë për
shpenzime të mëdha, evropianët
janë për t‘i dhënë prioritet forcimit
të rregullatorëve të tregut, Komisioni
Evropian paralajmëroi vendet
anëtare që të kontrollojnë fryrjet e
defi citit buxhetor që kërcënojnë
kalimin e limiteve të përcaktuara.
Sekretari i thesarit, Timothi Geinther,
deklaroi para një kongresi
të acaruar se ai ka nevojë për një
autoritet të plotë për të mbyllur
institucione të tilla si AIG për të
shmangur paratë e tepërta që
mund të duhen për shpëtimin e
tyre. Në mbështetje të kësaj ka
dalë edhe shefi i Rezervës Federale,
Bernanke. Ndërkohë, opozita
republikane e ka kundërshtuar
menjëherë këtë kërkesë duke e
etiketuar si "abuzim të autoritetit të
Shtëpisë së Bardhë". "Ky është një
uzurpim i paprecedentë i pushtetit
dhe para se kjo të ndodhë duhet të
zhvillohet një debat në lidhje me
autoritetin e plotë që kërkon shefi
i Thesarit", deklaroi lideri i pakicës
në kongres, Xhon Boenher. Pas
një dite të mbarë, aksionet në Ëall
Street ranë sërish dje, ndërkohë që
ato evropiane dhe aziatike ishin në
të njëjtat kuota të ditëve të fundit.
Nga një tjetër vend në krizë të
madhe, Britania, Kryeministri i
saj, Gordon Braun, ka lëshuar një
ofensivë diplomatike për të fi tuar
mbështetjen e planeve të tij për
ta nxjerrë vendin dhe botën nga
kriza e rëndë fi nanciare. Braun do
të ndërmarrë një turne ndërkombëtar
që do të përfshijë disa vende
evropiane, Nju Jorkun dhe disa
shtete amerikanojugore.