Ina Rama në Rumani: Prokuroria e pavarur!
Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, prej ditës së djeshme
po merr pjesë në Samitin e Tretë Botëror të Prokurorëve të
Përgjithshëm në qytetin e Bukureshtit, në Rumani. Tema qendrore
e takimit është "Prokurori i Përgjithshëm, shtylla e sistemit
bashkëkohor të drejtësisë penale, si dhe Pavarësia e Prokurorisë".
"Kryeprokurorja Ina Rama shoqërohet nga një grup prokurorësh
të Prokurorisë së Përgjithshme në Samitin e Tretë Botëror. Në këtë
samit marrin pjesë prokurorë të përgjithshëm të më shumë se
100 vendeve të botës, po ashtu pjesëmarrës në Samit janë edhe
prokurorë të lartë", thuhet në njoftimin e akuzës qendrore. Sipas
saj, konferenca do të mbulojë aspekte të ndryshme që lidhen
me bashkëpunimin ndërkombëtar për arritjen e standardeve të
përbashkëta në fushën e së drejtës penale. Ndërkohë tema të
veçanta të prekura në këtë takim janë rritja e pavarësisë së gjyqësorit
dhe rritja e besimit të publikut në organin e drejtësisë.