E Shtunë, 31 Tetor 2026

MEICO, tregti me armët e Malit të Zi

Shqipëria shet armë dhe municione
të Malit të Zi, pasi
shteti që fitoi pavarësinë
vitet e fundit nuk ka nënshkruar
konventat ndërkombëtare të shitblerjeve
në këtë biznes. Lajmi
bëhet i ditur nga burime pranë
Prokurorisë së Përgjithshme,
e cila ka filluar një hetim për
trafi kun e municioneve nga Shqipëria
drejt vendeve të tjera, pas
tragjedisë së Gërdecit. Për këtë
aferë ka informacione se armët
transportoheshin nga Mali i Zi
drejt Shqipërisë, ku magazinoheshin
dhe i jepeshin në dorëzim
një fi rme izraelite. Fitimet ndaheshin
midis ndërmarrjes shqiptares
MEICO dhe homologes në
shtetin fqinj. Prokuroria dyshon
se vendi i trafi kut të municionit
ishte Aeroporti i Rinasit, por nuk
përjashtohet as Porti i Durrësit.
Bashkëpunimi me
Malin e Zi
Armët që vinin nga Mali i Zi
dhe dërgoheshin në vendet aziatike
magazinoheshin në depon
e armatimit në fshatin Memaj
në Durrës. Prokurorët e grupit
hetimor Gërdec, pas mbylljes së
hetimeve për shkakun e shpërthimit
të datës 15 mars 2008, kanë
vendosur që hetimi i trafi kut të
armëve të vazhdojë. Mësohet
se prokurorët kanë dërguar një
letër-porosi në shtetin e Malit
të Zi për mbledhjen e provave
të mundshme, për të faktuar
mënyrën e hyrjes së sasive të armëve
nga Mali i Zi në Shqipëri.
Furnizimi, sipas akuzës, ishin
predha me mbishkrimin e vendit
prodhues, Malin e Zi, dhe janë
sekuestruar brenda magazinave
ushtarake që ndodhen në fshatin
Memaj të Durrësit menjëherë pas
nisjes së hetimeve për tragjedinë
e Gërdecit. Municionet administroheshin
nga ndërmarrja MEICO,
e drejtuar nga ish-drejtori
i pandehur tashmë, Ylli Pinari.
Ky trafi k dyshohet se është kryer
në dhjetor të vitit 2006, kur në
magazinat e fshatit Memaj të
Durrësit, në orët e vona të natës,
janë zbarkuar në prani të vetë
ish-drejtorit Ylli Pinari një sasi e
konsiderueshme municionesh,
kryesisht të kalibrit të rëndë. Këto
predha janë vendosur në magazina,
me urdhër të ish-drejtorit
të MEICO-s, Pinari, në prani të
përgjegjësit të këtyre depove
ushtarake. Sipas burimeve nga
prokuroria, më 18 prill 2008,
rreth një muaj pas tragjedisë së
Gërdecit, me urdhër të Prokurorisë
së Përgjithshme, drejtuesit e
institucionit të akuzës të qytetit
bregdetar të Durrësit kanë vendosur
sekuestrimin e këtyre
magazinave në fshatin Memaj,
duke i dyllosur dyert dhe mbajtur
procesverbalet përkatëse për
gjendjen aktuale të mallit luftarak
të tyre.
Trafi ku
Hetuesit e çështjes kanë dyshime
se municionet e trafi kuara
jashtë shtetit merreshin edhe
nga shteti i Malit të Zi, i cili nuk
i ka ratifikuar ende konventat
ndërkombëtare të shitblerjeve
të armëve. Mësohet se 9996
predha të mortajave 82 mm,
janë ngarkuar në orët e para të
mëngjesit të 6 marsit 2006, në
një avion transporti dhe janë
adresuar për në shtetin e Izraelit.
Siç pohojnë specialistët që
kanë menaxhuar operacionin
e tregtimit të predhave në bazën
ajrore të Rinasit, kjo nuk ka
qenë ngarkesa e vetme me këtë
destinacion. Ndërkaq, ekspertë
të doganave vënë në dukje se,
që nga viti 2005, ata kanë kryer
veprimet e tyre në rreth dhjetë
ngarkesa të tilla. Gjithsesi, misteri
i operacionit të fundit, i zbuluar
pas tragjedisë së Gërdecit,
është vetëm një nga eksportet e
shumta, që MEICO bënte jashtë
të gjitha kontrolleve shtetërore.
Madje duke thyer edhe embargon
e vendosur nga Këshilli i Sigurimit
të OKB-së. Municionet luftarake që
janë nisur drejt vendeve aziatike u
përkasin armëve të zjarrit që bëjnë
qitje në distancën deri në katër
kilometra. Përmasat e vogla dhe
mënyra e thjeshtë e përdorimit,
siç vënë në dukje specialistët, i
bëjnë ato të kërkuara nga grupet
terroriste. Sipas burimeve nga
prokuroria, hangarët e MIG-ve të
Forcave Ajrore u kthyen në ditët e
para të marsit 2006 në magazina
të MEICO-s, ku makina të ushtrisë
sillnin nga depot e Shmillit arkat
me predha. Njerëzit e zgjedhur
nga ndërmarrja e eksport-importit
të armatimeve, bënin njëherazi
shkarkimin, heqjen e predhave nga
arkat e drurit dhe pastrimin e tyre.
Një grup tjetër merrej me lyerjen
e pjesës metalike të mortajave,
ku ishte stampuar viti i prodhimit
dhe uzina përkatëse. Procesi i
mëtejshëm, sipas burimeve nga
akuza, kishte të bënte me riambalazhimin
dhe ngarkimin në një
avion transporti. Veç personelit të
zakonshëm që ka për sigurinë baza
luftarake, autoritetet ushtarake
kishin organizuar një truprojë të
veçantë që mbante të rrethuar objektin
ku përgatitej ngarkesa për në
Republikën Islamike të Iranit, ku
dyshohet se ka qenë destinacioni
i fundit. Kjo truprojë speciale nuk
lejonte, madje që aty të hynin as
punonjësit e paktë të regjimentit
të avionëve MIG. Në masa të
rrepta sigurie dhe në kushtet e një
fshehtësie të plotë ka mbërritur aty
edhe avioni i transportit, i cili është
ulur nëpër muzgun e mëngjesit të
6 marsit...

Trafi ku dhe shpërthimi, gjashtë enigma në duart e prokurorisë

Prokuroria e Përgjithshme, nga hetimet
12-mujore, arriti të dërgojë për gjykim pranë
Gjykatës së Lartë 30 të pandehurit e akuzuar
si përgjegjës për shpërthimin e Gërdecit,
ndërsa për hetimin e trafikut të fishekëve,
korrupsionit të kompanisë amerikane SAC
dhe grupit "hije" të kësaj fabrike janë veçuar
hetimet. Institucioni i akuzës i ka ndarë në
gjashtë dosje të tjera hetimore nga shpërthimi
i Gërdecit, për vazhdim të hetimeve. Burimet
nga akuza deklaruan se hetimet për dyshimin
e trafi kut të fi shekëve, hetimi ndaj shtetasit
amerikan Patrick Henry III, si president i
kompanisë SAC, hetimi ndaj personave të
njohur ndryshe si "grupit hije" që kryenin
detyrat e përgjegjësve në këtë punishte, si
dhe për akuzat e "korrupsionit" në procesin e
demontimit të këtyre municioneve, janë ndarë
për vazhdim hetimi. Trafi ku i fi shekëve nuk
mund të zbardhet pa ardhur letër-porositë
edhe nga shteti i Qipros, ku është dërguar
letër-porosia për verifikimin e kompanisë
"Edvin ltd" që kryente ndërmjetësimin mes
AEY-së dhe MEICO-s. Në lidhje me hetimet
për personat e njohur ndryshe si "grupi hije"
i Gërdecit, ka mungesë provash dhe është
e nevojshme të hetohet edhe për disa muaj.
Ndërsa për hetimin e korrupsionit, prokuroria
saktësoi, se hetimet duhen zgjeruar edhe më
tej përveç të të pandehurve të kësaj dosjeje,
pasi ka elemente të veprës penale si në
përpilimin dhe nënshkrimin e kontratave për
demontimin e municioneve edhe për trafi kun
e dyshuar të armëve.

Në Memaj, barut e gëzhoja predhash nga Gërdeci

Prokuroria e Përgjithshme
deklaron se në magazinat
e MEICO-së në fshatin Memaj
të Rromanatit të Durrësit
janë gjetur dhe evidentuar edhe
rreth dy tonë barut, predha të pa
demontuara dhe fi shekë të kalibrave
të ndryshëm, të cilët ishin
sistemuar aty.
Dyshohet se sasia e barutit e
sistemuar aty ka ardhur nga fabrika
e demontimit në Gërdec, ku
kryhej çmontimi i municioneve
dhe predhave në kundërshtim me
të gjitha rregullat e mundshme të
sigurisë fi zike të personave dhe
ruajtjes së lëndëve plasëse. Sipas
hetimit, sasia prej dy tonësh barut
ishte në pritje të eksportimit
të saj jashtë Shqipërisë për në
vendet perëndimore, ku shoqëria
"Albademil" e shiste për përdorim
civil. Përveç barutit dhe predhave
malazeze, në këto depo që dikur
ishte repart ushtarak artilerie,
sipas akuzës, kishte edhe mbetje
të demontimit të municioneve të
ndryshme të predhave e fi shekëve,
në pritje edhe këta për eks-
port. Me sekuestrimin e këtyre
depove, mësohet se prokurorët
nuk kanë gjetur asnjë regjistër,
ku mbaheshin hyrje-daljet e
këtyre magazinave dhe asnjë
shkresë në lidhje me inventarin
e materialeve që ndodheshin
brenda një kasaforte, të mbyllur
me një çelës që e dispononte
vetëm ish-drejtori Pinari dhe
ruhej nga disa ushtarë të armatosur.
Depot menaxhoheshin
prej disa kohësh me urdhër të
ish-ministrit të Mbrojtjes nga
ndërmarrja shtetërore MEICO,
që e përdorte për magazinimin
e materialeve ushtarake që
do të eksportoheshin jashtë
Shqipërisë me anije nga Porti
i Durrësit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›