Ariana Huffington, "orakulli" i ri i internetit
Ajo u flet burrave në moshë për
tërheqjen seksuale, grave të bukura
për inteligjencën, të papunëve për
talentet që mbajnë fshehur dhe të
pasurve për dhuntitë artistike të pazbuluara.
Në duart e saj, një kompliment ka fuqinë e një
rakete të fuqishme që nuk ka gjë që i del përpara.
Jo më larg se 5 vite të shkuara, kjo aftësi,
e bërë bashkë me inteligjencën e lindur dhe
sasinë e duhur të optimizmit, i dha Ariana
Huffington-it një profil mediatik shumë interesant
dhe gjithnjë e në ngritje. Sot,
"Huffington Post", uebsajti që ajo lançoi në
vitin 2005, së bashku me bashkëpunëtorin e
saj, Ken Lerer, dhe gjeniun e marketingut, Xhon
Pereti, ndodhet në vendin e 15-të të listës së
sajteve informativë më të klikuar të botës, një
vend pas "Washington Post" dhe mbi BBC. Çdo
muaj klikohet nga rreth 9 milionë individë të
ndryshëm, ose nga dyfishi i klientëve të një viti
më parë dhe po çdo muaj merr rreth gjysmë
milioni komente nga lexuesit. Një biznes ky që
ka arritur vlerën e 90 milionë dollarëve. I njohur
ndryshe si "HuffPo", ky sajt informativ
është bërë i famshëm nga një staf prej 55
punonjësish me kohë të plotë, përfshi Arianën.
28 prej tyre janë editorialistë, krahasuar me 1000
të tillë që ka "New York Times". Nëse do të klikosh
në sajt, në çdo moment të ditës do të të ofrohet
një kopje e "Associated Press", kontribute
nga autorë që nuk paguhen, histori të ndryshme,
si dhe komente të shumta. Pak a shumë,
ky sajt i ngjan një gazete të përditshme të një
qyteti të vogël, megjithëse shumëkush mendon
që modeli i të servirurit të lajmit në këtë sajt ka
ndryshuar biznesin e
lajmeve. Kur "Seattle Post-
Intelligencer" u shndërrua
në gazetën e parë të përditshme
që kaloi nga formati
në letër në atë elektronik
më 18 mars, sajti i saj i ri u
konceptua duke u nisur
nga ngjashmëria me "Huff-
Po". Suksesi i sajtit i ka
dhënë mundësi Arianës,
tashmë 58 vjeçe, që të asistojë
në një biznes gjithnjë e në rritje, edhe pse
vetë media, sidomos shtypi i përditshëm i shkruar,
ndodhet në një moment shumë kritik
mbijetese. "Huffington Post" ka tre funksione
kryesore": blogjet, lajmet dhe komentet, të
cilat i kryen më së mirë. Ato janë shërbime të
cilat ofrohen me një mënyrë novative e që nuk
të krijojnë lodhje apo bezdi. Për Arianën është
sikur e gjithë jeta e saj, një përzierje arritjesh e
skandalesh, të ishte një praktikë e gjatë për
punën që do të niste me sajtin e suksesshëm,
ku gjithçka është interesante dhe asgjë nuk
zgjat shumë. Ajo është shkolluar në Universitetin
e Kembrixhit dhe u shfaq për herë të parë
me librin mbi jetën e Maria Callas, ndërkohë
që ka shkruar 12 libra të tjerë, më modestë për
sa i përket famës. Fama e bëri të njohur dhe e
futi në rrethe njerëzish të pasur. Brenda pak
kohe u martua me një milioner nafte dhe iu dha
Partisë Republikane. Gjithçka në jetën e Arianës
ka qenë e shpejtë dhe ritmike. Brenda një kohe
të shkurtër u divorcua nga i shoqi, pasi doli që ai
ishte biseksual dhe duke braktisur republikanët
u dha me mish e shpirt pas demokratëve. Në vitin
2003 kandidoi për postin e guvernatores së Kalifornisë,
por u tërhoq kur doli në dritë se kishte
pasur një shmangie taksash. Më pas është përfolur
për shumë marrëdhënie që ka pasur me
persona dhe lëvizje të ndryshme politike,
madje edhe me kulte. Ariana është një person
që e shkruan historinë e saj përditë. Bëmave
të së shkuarës i mbivendosen sukseset e së
tashmes e në një kohë si kjo e jona, kur është
luks i madh të merresh me të kaluarën, Ariana
është një figurë që ndodhet në një moment
shumë pozitiv profesional. Me gjithë ulje-ngritjet
e jetës së saj, ajo nuk e humbi kurrë aftësinë
e të bërit të njerëzve për vete. Kjo është
një nga arsyet që në sajtin e saj ka plot 3000
blogje, disa prej të cilëve të njerëzve shumë të
famshëm që shkruajnë për sajtin, madje pa
u paguar asnjë cent. Ndërkohë ka edhe mjaft
shkrime të blera nga gazetat e tjera, apo nga
gazetarë të pavarur. Veç kësaj, sajti është
ndërtuar në mënyrë të tillë që të mos të të
lodhë dhe të të shkaktojë mërzi, por përmes
thjeshtësisë së tij të të ofrojë informacion,
zbavitje dhe një mënyrë të
mirë të kalimit të kohës. Gruaja
në krye të kësaj perandorie
të re e sheh veten në
qendër të tendencës së medias
sot, madje e konsideron
shpikjen e saj si të ardhmen
e gazetarisë. Së fundmi ajo
ka investuar në gazetarinë
investigative plot 25 milionë
dollarë, edhe pse shuma
është e madhe. Ariana shpreson
që një ditë investimi i
bërë të jetë i suksesshëm.