E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Raporti SHBA-Kinë do t'i japë formë shekullit XXI

"Marrëdhënia mes SHBA-së dhe Kinës do t'i japë formë shekullit XXI". Kështu e ka hapur konferencën për shtyp në Uashington presidenti amerikan Barak Obama, konferencë që u bë për dialogun strategjik dhe ekonomik me Pekinin zyrtar. Obama vuri theksin tek rëndësia e marrëdhënieve midis dy vendeve. "Mes cështjeve që kanë nevojë për një bashkëpunim të fortë është edhe ajo e klimës dhe e energjisë", deklaroi Obama. Lideri i Shteteve të Bashkuara ëri kështu një apel për bashkëpunim për një përgjigje globale për një të ardhme energjitike më të pastër, të sigurt e të begatë.
Obama këmbëngul se Uashingtoni dhe Pekini kanë interesa të përbashkëta për ambicien e një rekuperimi ekonomik. "Kriza aktuale na ka qartësuar se zgjedhjet që bëjmë në politikën e brendshme reflektohen në të gjithë ekonominë globale, dhe kjo është e vërtetë jo vetëm për Nju Jorkun dhe Siatellin, por edhe për Shangain dhe Shenzenin. Për këtë, duhet të impenjohemi për një koordinim të fortë dy dhe shumëpalësh", shtoi Obama.
Presidenti amerikan kërkoi ndihmën e Kinës edhe kundër planeve bërthamore të Koresë së Veriut dhe Iranit, si dhe ftoi palën kineze në gjetjen e një terreni të përbashkët për respektimin e të drejtave të njeriut. Sipas Obamës, besimi fetar dhe kultura e të gjithë popujve duhet respektuar dhe mbrojtur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›