E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbështetja e SHBA-së për gazsjellësin TAP, i rëndësishëm për rajonin

26-09-2012 / Gazeta 55

Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti pritet në Nju Jork nga zëvendës-asistenti i Sekretarit të Shtetit të SHBA për Energjinë
 
Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, u takua dhe zhvilloi bisedime me zëvendës-asistentin e Sekretarit të Shtetit për Energjinë të SHBA, Amos Hochstein. Në këtë takim, bashkëbiseduesit nënvizuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA.
Më tej, ai u përqendrua në planet e qeverisë shqiptare në drejtim të zhvillimit të sektorit të energjisë, veçanërisht asaj të rinovueshme. Në këtë drejtim, ai theksoi rëndësinë që i kushton qeveria realizimit të projektit Trans Adriatic Pipeline, TAP, i cili do të transportojë gazin azerbajxhanas në drejtim të Evropës përmes Shqipërisë. Ai shprehu kënaqësinë që ky projekt ka gjetur tashmë mbështetjen edhe të Greqisë e Italisë, si dhe për faktin se marrëveshja përkatëse do të nënshkruhet ndërmjet ministrave të jashtëm të tre vendeve gjatë kësaj jave në Nju Jork.
Nga ana e tij, Hochstein theksoi se qeveria e SHBA ndan të njëjtin vlerësim për nivelin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve dhe se është e interesuar për zhvillimin e tyre në të gjitha fushat. Duke iu referuar projektit TAP, ai theksoi se ky projekt është i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e gazit drejt Evropës, por edhe në ruajtjen e konsolidimin e paqes e të sigurisë në rajon.
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›