E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetarët e Lushnjës qëllojnë me vezë kreun e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, e quajnë kriminel dhe gjobëvënës

26-09-2012 / Gazeta 55

“O Kreshnik o Hajdut, Lekët e Xhakës ku i ke fut”, motoja e aktivistëve të Shoqërisë Civile gjatë anti-protestës në Lushnje

Lushnje- Qytetarët e Lushnjës të  irrituar ka goditur sot me vezë dhe domate kryetarin e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu. Ky reagim i qytetarëve lushnjarë ka ardhur pas një proteste që 20 aktivistë të AKZ-së kanë organizuar kundër Drejtorisë së Spitalit Lushnjë duke e motivuar këtë protestë më  faktin që disa punonjës të këtij spitali janë hequr nga puna me pa të drejtë. Reagimi i qytetarëve ka ardhur në momentin kur drejtuesi e Aleancës Kuqezi ishte duke mbajtur fjalën e tij para aktivisteve. Duke mos pranuar faktin e përdorimit politik të një çështjeje të tillë qytetarët kanë goditur me vezë aktivistët nën moton “O Kreshnik o Hajdut, Lekët e Xhakës ku i ke fut?”. Qytetarët kanë deklaruar për median e pranishme në vendngjarje se goditja me vezë dhe domate është pikërisht ajo çfarë meriton Aleanca Kuqezi dhe Kreshnik Spahiu duke bërë thirrje që një reagim i tillë të jetë në të gjithë vendin.
Qytetarët janë shprehur AKZ është kthyer tashmë në një parti gjobvënëse. Sipas qytetarëve të Lushnjës Aleanca Kuqezi dhe kryetari i saj kanë lidhje të forta me botën e krimit pasi sipas tyre bizneset që drejtohen nga kriminelët financojnë Aleancën Kuqezi dhe aktivitetet e saj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›