E Diel, 1 Nëntor 2026

Video e re neo-naziste me porosi urrejtjeje

Dy videot e zbuluara rishtazi të celulës neo-naziste të Zwickaut sipas informacioneve të gazetës Bild janë video me rrëfime të qarta dhe me një porosi të urrejtjes.

Në një nga filmat përmendet viktima e parë, një luleshitës turk i vrarë në Nyremberg në vitin 2000, njofton gazeta.

Videot e zbuluara në diskun e një kompjuteri janë shumë më agresive se sa videot e zbuluara në vitin 2007.

Grupi terrorist, "Ilegaliteti nacional-socialist", bëhet përgjegjës për gjithsej dhjetë vrasje, dy sulme me bomba dhe grabitjen e disa bankave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›