Obama: Shqipëri, mirë se vjen në NATO

Obama: "Urojmë Shqipërinë dhe Kroacinë për reformat që keni arritur. Ju urojmë mirë se ardhjen! Jemi të lumturuar për arritjen tuaj të madhe dhe të merituar. Në emër të anëtarëve të tjerë ju ofroj të nënshkruani anëtarësimin".Sapo është nënshkruar kopja e anëtarësimit të Shqipërise dhe Kroacisë në NATO. Presidenti Bamir Topi dhe Kryeministri Sali Berisha sapo kanë shtrënguar duart me presidentin amerikan Barak Obama, duke hedhur edhe firmën e miratimit.