Delegacioni shqiptar takon Clinton

Kreyparlamentarja Jozefina Topalli, Ministri i Jashtëm Lulzim Basha, kryetaria e grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj kanë pasur një takim me sekretaren e shteteve të bashkuara të amerikës Hilari Klinton. Takimi është bërë para fillimit të ditës së dytë të samitit të Strasburgut për 60 vjetorin e NATO-s. Një pjesë e delagacionit shqiptar ka pasur një takim në mjediset ku po organizohet ky samit. Ministri Basha, kryeparlamentaria Topalli dhe Leskaj jane pjesë e delagacionit zyrtar shqiptar në këtë samit historik për vendin tonë. Zonja Leskaj është përfaqësuesja e vetme e opozitës në këtë samit.