E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: S`ka largim të ngutshëm nga Afganistani

Presidenti amerikan Barak Obama tha se nuk do të ketë “nxitim për largimin” nga Afganistani, pavarësisht vrasjes së 16 civilëve afganë nga një ushtar amerikan.

Obama tha në një intervistë se mbetet e domosodshme “dalja në një mënyrë të përgjegjshme, në mënyrë që të mos ketë nevojë të kthehemi sërish”.

Vrasjet sërish kanë përkeqësuar raportet edhe ashtu të tensionuara pas lajmit se muajin e kaluar trupat amerikane në Afganistan kishin djegur kopje të Kuranit.

Obama i ka qujatur vrasjet “tragjike”, por ka shtuar se mijëra trupa, qindra këshilltarë në sektorin civil dhe sasi e madhe e pajisjeve në Afganistan, duhen për të siguruar afganët se mund të mbrojnë kufijtë e tyre nga kthimi i Al Kaidës. Obama theksoi se SHBA-të nuk do të qëndrojnë në Afganistan, më shumë sesa  ka nevojë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›