SHBA, vazhdon beteja e republikanëve

Kandidatët presidencialë republikanë vijojnë betejën në mënyrë që të përfaqësojnë partinë e tyre në zgjedhjet e nëntorit, ndërsa shteti i Alabamës dhe Misisipit mbajnë sot zgjedhjet paraprake.
Kandidati udhëheqës, Mit Romni shpreson të mposhtë Rik Santorumin, me të cilin zhvilloi betejë të ashpër për të fituar emërimin e republikanëve.
Kandidati i tretë, Njut Gingriç, duhet të fitojë në dy shtete, për të vazhduar garën.
Alabama dhe Misisipi së bashku kanë 90 delegatë, të cilët do të shpërndahen për kandidatët proporcionalisht në bazë të votave të përgjithshme.
Kandidatët për të fituar iu duhet mbështetja e 1,144 delegatëve, për të konfirmuar pastaj emërimin në Konventën Kombëtare të partisë në Tampa të Floridas.
Aktualisht Romni udhëheq më më shumë se 400 delegatë