E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj: Vetëm 90 ditë për qetësinë në Mitrovicë

Mitrovicë – Kryetari i Partisë Aleanca për Arfdhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është i gatshëm që në një qeverisje të tij të integrojë Mitrovicën nën rendin e ligjit dhe të risjellë atje qetësinë e shumëkërkuar. Pjesëmarrës në një takim me banorë të fshatit Vllahi në Mitrovicë, ai u shpreh se "Me qeverisjen Haradinaj që unë ia ofrojë Kosovës, do të dihen bartësit dhe kam thënë se në periudhën 90 ditore do të ndodhë integrimi i veriut. Kushdo që më kritikon se kjo është pak dëshirë, ju them se ata nuk e kanë matur kohën kohën për ta analizuar veriun, ata flasin me bindje pa i njohtë rrethanat pa e njohtë realitetin". Teksa ritheksoi kërkesën e tij dhe të partive opozitare për zgjedhje të parakohshme, Haradinaj u shpreh se për rendin dhe qetësinë në këtë qytet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›