E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA me ICITAP, pajisje pune për SHKB-në

Ambasada e SHBA-së në Tiranë nëpërmjet programit ICITAP
dhuroi dje disa pajisje për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm
në Ministrinë e Brendshme. Në ceremoninë e dhurimit të tyre mori
pjesë Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe Zv.ambasadori i SHBA
në Tiranë, Steve Cristina. Ministri i
Brendshëm Nishani e cilësoi esenciale
dhe efiçente, asistencën dhe
mbështetjen që është dhënë deri më
tani nga qeveria e SHBA për Ministrinë
e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.
"Ndihma për SHKB-në ka gjithashtu
një domethënie të madhe duke
pasur parasysh se tashmë për këtë
shërbim ka një ligj të standardeve
demokratike dhe krahas përpjekjeve
të vazhdueshme për rritjen e profesionalizmit
ka mjaft rëndësi edhe
përmirësimi i teknikës dhe pajisjeve
të saj", u shpreh Nishani. Ministri i
Brendshëm tha më tej se misioni i
SHKB-së është i rëndësishëm për të
kontrolluar bazueshmërinë ligjore të
veprimtarisë së Policisë së Shtetit si
dhe për të luftuar fenomenet e korrupsionit në radhët e saj. Ndërsa
Zv.ambasadori i SHBA në Tiranë, Steve Cristina, deklaroi se "ne ndjekim
me kënaqësi përparimin e shënuar në luftën kundër korrupsionit,
veçanërisht në radhët e Policisë së Shtetit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›