E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: Pavarësia, proces i pakthyeshëm

Kuvendi i Kosovës vendos nëse do të ketë bisedime me Beogradin, apo jo. Kështu është shprehur kryeparlamentari Jakup Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku ndër të tjera theksoi se pala serbe duhet ta njohë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës dhe pastaj mund të bisedohet për interesa të dyanshme. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se do të bisedojë me përfaqësuesit e Serbisë vetëm nëse për këtë e autorizon Kuvendi i Kosovës. Bisedimet sipas Krasniqit mund të zhvillohen për çështje teknike dhe vetëm pasi Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kryetari i Kuvendit Krasniqi theksoi se deklarimet e fundit të zyrtarëve serbë se çështja e statusit të Kosovës është ende në tavolinën e bisedimeve tregojnë se politika serb nuk ka ndryshuar në raport me Kosovën. Krasniqi ripërsëriti qëndrimin e institucioneve të Kosovës se pavarësia nuk është proces që mund të kthehet. Kryeparlamentari i bëri këto komente pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit në të cilën u shqyrtua programi vjetor i legjislativit. Kryesia e Kuvendit po ashtu mori vendim për themelimin e Grupit të Miqësisë, Kosovë-Francë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›