E Diel, 1 Nëntor 2026

BB: Vendet e varfra nuk eliminojnë shkurtimin e vendeve të punës

Punëtorët në vendet e varfra nuk kanë aftësi të kontribuojnë në minimizimin e shkurtimit të vendeve të punës në vendet e pasura duke nisur nga profesioni i hidraulikut deri tek profesioni i mjekut, thuhej në një deklaratë dhe raport të Bankës Botërore (BB) të publikuar dje. Ndër të tjera, BB u bëri thirrje qeverive të shohin përtej krizës ekonomik aktuale dhe të nisin koordinimin e programeve ndërkombëtare të trajnimit për të parandaluar një krizë shkurtimesh të vendeve të punës në dhjetëvjeçarët e ardhshëm. "Trajnimi për tregun global të punës për vitin 2030 dhe më vonë duhet të nisë që tani", deklaroi Leila Zlaoui, autorja kryesore e raportit, ku bënte thirrje bashkëpunimin dhe kordinimin mes zonave me tepricë dhe mungesa në tregun e punës, me qëllim edukimin më të plotë të punëtorëve të ardhshëm dhe lehtësimin e migrimit. Forca dhe krahu i punës në rajonet si Evropa, Amerika Veriore dhe Kina mund të ulet me rreth 215 milionë punëtorë nga koha aktuale deri në 2050-n për shkak të plakjes së popullsisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›