Viktima për shkak të motit të keq në Europën Lindore
Moti i keq me reshjet e fuqishme të shiut, kanë shkaktuarviktima në njerëz dhe dëme të konsiderueshme materiale në Europën Lindore. Kështu sipas informacioneve zyrtare, në poloni të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve, ndërkohë që për të garantuar sigurinë e vizitorëve e turistëve të shumtë, është mbyllur edhe ish-kampi i përqëndrimit, Aushvitz. Kjo situatë e rënduar atmosferike ka sjellë edhe evakuimin masiv të disa zonave të banuara, dhe ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për mijëra banorë në europën qëndrore. Ministria e brendshme polake, tregon se më shumë se 2000 persona janë evakuuar nga banesat e tyre për shkak të përmbytjeve. Viktima janë regjistruar edhe në Republikën çeke, ku të paktën një person ka humbur jetën të hënën. Më shumë se 10 000 persona janë pa energji elektrike dhe dhejtëra rrugë janë të bllokuara.
Edhe në Hungari janë raportuar dëme të mëdha materiale si pasojë e kushteteve të rënduara atmosferike. Edhe në këtë vend, mijëra njerëz kanë braktisur shtëpitë pasi reshjet e dendura të shiut e kanë bërë të pamundur jetesën në këto banesa. Njënjeri ka gjetur vdekjen pas shembjes së shtëpisë së tij.
Reshjet e dendura prej disa ditësh kanë përfshirë Europën Lindore dhe situatë përmbytjesh është regjistruar edhe në Serbi ku ditën e dielë, janë regjistruar dy të vdekur.