Halla e Obamës bëhet amerikane

Zeituni Oniango, halla keniane e Barak Obamës, që prej 6 vjetësh jetonte në mënyrë ilegale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë mund të qëndrojë në vend si cdo shtetas amerikan. Vendimi është marrë nga gjykatësi Leonard Shapiro i cili ka rregulluar kështu pozicionin e gruas e cila kishte hyrë në territorin amerikan si refugjate në vitin 2002, dhe pas dy vjetësh e kishte humbur këtë status. Që nga ajo kohë autoritetet amerikane i kishin kërkuar që të largohej nga vendi por ajo kishte arritur të fitonte kohë duke apeluar dy herë.
< I mëparshmi