E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mis Amerika, me origjinë arabe

Quhet Rima Fakih, është 24 vjec, dhe ëshët Miss Amerika e parë me origjinë arabe. Me origjinë nga Libani, familja e saj u transferua në Shtetet e Bashkyuara të Amerikës kur ajo ishte ende e vogël. Rima u rrit në Nju Jork dhe ka frekuentuar një shkollë katolike.

Organizatorëve të konkursit, që promovohet nga miliarderi Donald Tramp, vajza i ka treguar që familja e saj festonte dhe festat e krishtere dhe ato myslimane. E diplomuar për ekonomi në universitetin e Micigan ajo shpreson të bëhet avokate. Fitorja e saj është parë si njëhap përpara drejt integrimit. “është një ngjarje historike”, ka komentuar Imad Hamad, drejtori rajonal i Komisionit anti diskriminim arabo – amerikan. < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›