E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama dekreton paketen fiskale

Presidenti Barak Obama ka nënshkruar një ligj për taksat në vlerë prej 858 miliardë dollarësh, të cilin e kishte negociuar më parë me republikanët. Ky ligj, i cili thuhet se i jep mbështetje klasës së mesme, shihet në masë të madhe si një kompromis dypartiak. Thelbi i saj është zgjatja e tatimeve në masën e tyre aktuale edhe për dy vjet të tjera, përfshirë taksat për të pasurit, të cilat Obama qe zotuar se nuk do t’i vazhdonte.

"Jemi këtu me një lajm të mirë për popullin amerikan me rastin e sezonit të pushimeve. Me një marrëveshje të gjerë bipartizane të dyja dhomat e Kongresit kanë kaluar tashmë, një paketë taksash që do të mbrojë klasën e mesme dhe do të rrisë ekonominë tonë dhe do të krijojë vende të reja pune për popullin amerikan” tha Obama.

Marrëveshja përfshin një zgjatje të perfitimeve për 13 muaj për të papunët dhe shkurtim të një të tretës së tatimeve mbi paga. Po të dështonte kalimi i ligjit ekzistonte rreziku i rritjes së taksave për të gjithë amerikanet, meqë shkurtimeve të miratuara nën administratën e Bushit po iu kalonte afati.

Presidenti Obama e nënshkroi këtë ligj mes disa vërejtjeve nga ana e demokratëve të partisë së tij. Megjithatë masat e parashikuara pritet të japin një rritje afatshkurtër të mirë, por pa mundur të shkurtojnë shumë borxhin prej 14 trilionë dollarë që i është afruar sipas ekonomistëve, një niveli të frikshëm.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›