Messi s’e meriton ‘Topin e Artë’

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Zlatan Ibrahimovic mendon se ylli i Barcelonës, Lionel Messi nuk e meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’ këtë vit.
Përfaqësuesi suedez ndien se argjentinasi e shijoi një sezon të mirë në nivelin personal, por që nuk fitoi mjaftueshëm trofe, për t’u kurorëzuar me çmimin e më të mirit në botë.
“Ai kishte një sezon të madh në nivelin personal, por nuk fitoi shumë me ekipin e tij. E ka fituar këtë trofe tri herë dhe nëse vazhdon kështu, do të jetë e vështirë për të tjerët. Mendoj se është koha që ta fitojë dikur tjetër”, mendon ish futbollisti i Malmos, Ajaxit, Juventusit, Interit, Barcelonës dhe Milanit.