E Shtunë, 31 Tetor 2026

TKOB, koncert i orkestrës katalanase

Orkestra e muzikës së dhomës katalanase, ka dhënë dje një koncert në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit, në kuadrin e bashkëpunimeve dhe "Koncerteve të arta" në këtë institucion të rëndësishëm të kulturës shqiptare. Orkestra katalanase ka përcjellë në koncert pjesë nga kompozitorë si M. Juca, J. Rosell,

J. F. Iribarren dhe F. G.Fajer. "Shtatë fjalët e Krishtit në kryq", "Salve au duo", "Beata mater", janë interpretuar dje në mbrëmje nga sopranoja Young Hee Kim dhe koftra alto Montferrat Pi, nën dirigjimin e katalanasit Joan Pamies. Menjëherë pas këtij koncerti, më 22 tetor po në TKOB, është radha e Kammersolisten Ausburg që nën drejtimin e Hermann Mayer.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›