Ansambli "Tirana" vlerësohet në Izmir
Ansambli "Tirana", nën koreografinë e mjeshtrit Rexhep Çeliku, është vlerësuar për një paraqitje mjaft të mirë në Festivalin e Folkut Ballkanik, i cili u zhvillua nga data 10 deri më 15 tetor në Izmir të Turqisë. Ansamblit "Tirana" u vlerësua me vendin e parë dhe mori kupën e Festivalit të Folkut Ballkanik. Ndërkaq, për herë të parë në një festival ndërkombëtar të këtij lloji merrnin pjesë dy trupa shqiptare, një nga Shqipëria dhe një nga Kosova. Ky festival i ka fillesat e tij në vitet 1935-1936 nga lideri Ataturk dhe ka si objektiv të vetin bashkimin e vendeve të të njëjtit rajon gjeografik dhe përcjelljen e vlerave të tyre kulturore.