Obama e Mekein pezullojnë fushatën për 11 shtatorin
Gara e nxehtë presidenciale në Shtetet e Bashkuara ka heshtur për një ditë, ndërsa të dy kandidatët ranë dakord për të paktën një gjë: të nderojnë viktimat e 11 shtatorit 2001.
Barak Obama dhe Xhon Mekein ranë dakord të ndërpresin të gjitha përballjet televizive dhe kritikat për njëri-tjetrin për të kujtuar ditën kur 3.000 njerëz humbën jetën nga sulmi terrorist në Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork. Në një deklaratë dedikuar kësaj dite, Obama iu bëri thirrje amerikanëve të rinovonin shpirtin e qëllimit të përbashkët që pasoi sulmet. "Le të kujtojmë se terroristët përgjegjës për 11 shtatorin janë ende të pakapur dhe se duhet të dalin para drejtësisë", tha Obama. Ndërsa Mekein tha se, "heroizmi i pasagjerëve të avionit 93 ishte ai që shpëtoi gjithë të tjerët". Obama mori pjesë në një ceremoni pranë Qendrës Ndërkombëtare Tregtare në Nju Jork, ndërsa Mekein në ceremoninë në Pensilvani. Të dy kandidatët më pas morën pjesë në një forum partiak në Nju Jork, ku folën mbi rëndësinë e shërbimit ndaj atdheut. Populli amerikan mbajti katër minuta heshtje, një minutë për çdo goditje të avionëve që solli vdekje. Katër minuta heshtje në ceremoninë në parkun 'Ground Zero', ku familjarët e viktimave ishin me fotot e tyre në duar dhe një balonë në formë zemre ku shkruhej "Baba". Më pas ceremonia vazhdoi me leximin tradicional të emrave të viktimave. Ceremonia vazhdoi në Pentagon, ku një Memorial i ri ishte ndërtuar i përbërë nga 184 simbole dedikuar 184 viktimave të atentatit të asaj dite në Pentagon. Në ceremoni morën pjesë edhe kryetari aktual i bashkisë së Nju Jorkut, Majkëll Blumberg dhe Rudi Xhuljani, kryebashkiaku në kohën e sulmeve. Sipas një sondazhi të CNN, lufta kundër terrorizmit nuk është më prioritet i qytetarëve amerikanë. Vetëm një në dhjetë njerëz në SHBA mendon se lufta kundër terrorizmit është tema e parë e vendit. Presidenti rus, Dimitri Medvedev, tha se është gati të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit, por ka kërkuar nga Uashingtoni të ndërpresë mbështetjen për "regjimet e pavlera". Kreu i Kremlinit tha se, "Rusia është gati për një koordinim të plotë bashkëpunimi me SHBA dhe vendet e tjera në luftën kundër terrorizmit". Ndërkohë talebanët nuk kanë nguruar t'i vendosin gishtin në plagë SHBA-së. "Shtetet e Bashkuara janë në prag të dështimit historik në Afganistan. Në ditën kur mblidheni për të përkujtuar 11 shtatorin, reflektoni mbi të këqijat që ka bërë Bush në fushën ushtarake, sociale e politike të botës. Amerika është në prag të rrënimit", shkruhet në komunikatën e talebanëve. Në Guantanamo janë mbajtur të izoluar 255 persona të dyshuar për lidhje me sulmet e 11 shtatorit.