E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, doganat greke të bllokuara

 

GJIROKASTER - Për 24 orë sot do të bllokohet çdo veprim në doganat greke. Doganierët e shtetit fqinj kanë paralajmëruar ditën e djeshme një grevë të përgjithshme, e cila të enjten zgjati vetëm 3 orë, ndërsa sot përgjatë gjithë ditës. Mungesa e aktivitetit doganor të kufizuar vetëm në tri orët e ditës, nuk ka ndikuar në krijimin e radhëve tek automjetet që transportonin mallra të ndryshëm dhe materiale drejt Greqisë dhe anasjelltas. Nuk janë krijuar radhët tek trau i doganës së Kakavijës greke, pasi qëllimi i grevës nuk ka lidhje aspak me kontrollin e pasaportave të njerëzve që udhëtojnë me mjete të transportit urban dhe automjete të tjera. Rritja e pagesave mujore është pika themelore e kërkesave të adresuara nga ana e Sindikatës së Pavarur e Punonjësve Doganorë, qeverisë së Karamanlisit, i cili nuk ka reaguar pas kërkesave të njëpasnjëshme të doganierëve.                                     p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›