E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama është zgjedhje historike, ne e bëjmë historinë

Xhon Mekein 

Ju faleminderit miqtë e mi!Ju faleminderit që erdhët këtu në këtë pasdite të bukur të Arizonës. Miqtë e mi, në kemi, ne kemi ardhur në fund të një udhëtimi të gjatë. Populli amerikan ka folur dhe ata kanë folur qartë. Pak më parë unë pata nderin t’i telefonoja senatorit Obama  për ta uruar atë, për ta përgëzuar që u zgjodh presidenti i ardhshëm i vendit që ne të gjithë e duam. Në një konkurrencë sa të gjatë dhe të vështirë të kësaj fushate, suksesi i tij komandon respektin tim për aftësinë dhe këmbënguljen e tij. Ai ia ka dalë të realizojë këtë duke frymëzuar shpresat e kaq shumë milionë amerikanëve që dikur gabimisht kanë besuar se ata kanë pak në dorë apo kanë pak ndikim në zgjedhjen e një presidenti amerikan, është diçka që unë e admiroj thellë dhe e lavdëroj për këtë arritje. Kjo është një zgjedhje historike, dhe unë e njoh domethënien e veçantë që ka ajo për afrikano-amerikanët dhe për krenarinë e veçantë që duhet të ndjejnë sonte. Unë kam besuar gjithmonë, se Amerika ofron mundësi për të gjithë ata që kanë industri dhe vullnetin për ta ngritur atë. Edhe Senatori Obama e beson këtë. Por të dy ne kemi kuptuar se i kemi kapërcyer padrejtësitë e vjetra që dikur kanë njollosur reputacionin e kombit tonë dhe i kanë mohuar disa amerikanëve bekimin e plotë të nënshtetësisë amerikane, kujtimi i tyre ende ka fuqinë që të lëndojë. Një shekull më parë, kur Presidenti Theodore Roosevelt ftoi Booker T. Washington për vizitë, për të drekuar në Shtëpinë e Bardhë, kjo u mor si ofendim për shumë drejtues. Amerika sot është një botë larg nga mizoria dhe fanatizmi krenar i asaj kohe. Nuk ka asnjë provë më të mirë se kjo, zgjedhja e një Afrikano Amerikani në presidencën e  shteteve të bashkuara. Nuk duhet të ketë asnjë arsye tani që asnjë amerikan të mos festojë për nënshtetësinë e tyre, në kombin më madhështor mbi Tokë. Senatori Obama ka arritur një synim të madh për veten dhe këtë vend. Unë kam duartrokitur për të dhe i kam ofruar ngushëllimet e mia të sinqerta, që gjyshja e tij e dashur u nda nga jeta dhe nuk e pa në këtë ditë, edhe pse besimi ynë na siguroi se ajo është e qetë në praninë e krijuesit të saj dhe shumë krenar për njeriun e mirë që ajo ka rritur. Senatori Obama dhe unë i kemi argumentuar ndryshimet tona, dhe ai ka triumfuar. Pa dyshim që shumë nga ato ndryshime mbeten. Vendi ynë është në kohë të vështira dhe unë i premtoj atij sonte, se do të bëj çdo gjë që është në fuqinë time për ta ndihmuar, të na drejtojë në sfidat e vështira me të cilat ne përballemi. Unë i kërkoj amerikanëve të më mbështesin e të bashkohen me mua jo vetëm për ta uruar presidentin, por për t’i ofruar atij vullnetin tonë të mirë dhe përpjekjet e sinqerta për të gjetur zgjidhje të përbashkëta dhe kompromiset e domosdoshme, për të lidhur ndryshimet tona dhe për të ndihmuar të riparojmë prosperitetin tonë, të mbrojmë sigurinë tonë në një botë të rrezikshme dhe t’u lëmë fëmijëve dhe nipërve tanë një vend më të fortë dhe më të mirë nga ai që kemi trashëguar ne. Cilado të jenë ndryshimet tona, ne jemi miq amerikanë. Dhe ju lutem të më besoni kur ju them se asnjë lidhje nuk ka pasur më shumë vlerësim për mua se kjo. Eshtë e natyrshme që ne ndjejmë ndryshimin, por nesër ne duhet ta kapërcejmë atë dhe të punojmë së bashku për ta vënë sërish në lëvizje vendin tonë. Ne kemi luftuar aq fort sa mundëm. dhe edhe pse nuk ia arritëm, dështimi është i imi, jo juaji. Ju jam shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj dhe për nderin madh që më keni bërë dhe gjithçka që keni bërë për mua. Do të doja që rezultati të ishte ndryshe miqtë e mi. Rruga ka qenë shumë e vështirë. Por mbështetja dhe miqësia juaj nuk do bien kurrë poshtë. Unë nuk mund të shpreh saktësisht se sa në borxh ndjehem me ju. I jam në mënyrë të veçantë mirënjohës gruas sime, Sindi, fëmijëve të mi, nënës sime të dashur dhe të gjithë familjes sime, si dhe shumë miqve të vjetër e të dashur që kanë qëndruar përkrah meje me gjithë uljet dhe ngritjet e kësaj fushate të gjatë. Unë gjithmonë kam qenë një njeri me fat, dhe jam ende për dashurinë dhe kurajën që më keni dhënë ju. Ju e dini, fushatat shpesh janë më të vështira për familjen e kandidatit, sesa për kandidatin vetë, dhe kjo është e vërtetë në këtë fushatë. E gjithë ajo që mund t’ju ofroj në kthim është dashuria dhe mirënjohja ime disi dhe premtimi për vite më të paqta në të ardhmen. Dhe sigurisht unë i jam shumë mirënjohës Guvernatores Sarah Palin, një nga shoqërueset më të mira të fushatës që kam parë ndonjëherë. Dhe një zë imprensionues i ri në partinë tonë për reforma dhe principe që kanë qenë forca jonë më madhe. bashkëshorti i saj Tod dhe pesë fëmijët e saj të bukur me dedikimin e tyre të palodhur për çështjen tonë dhe kurajën dhe mirësjelljen, që kanë treguar në fushatën tonë presidenciale me ulje-ngritje. Ne mund të shikojmë të gjithë përpara me interes të madh shërbimet e saj në të ardhmen për Alaskën, Partinë Republikane dhe vendin tonë. Një falënderim të madh për të gjithë bashkërendësit e mi në fushatë nga Rick Davis, Steve Schmidt dhe Mark Salter, deri në vullnetarin e fundit, që ka luftuar kaq fort dhe me vlera muaj pas muaji në atë që dukej fushata më sfiduese e kohërave moderne. Një zgjedhje e humbur nuk do të thotë kurrë më shumë se privilegji i besimit dhe miqësisë suaj. Nuk e di se çfarë do të mund të bëhej më shumë për t’u përpjekur për fitore në këto zgjedhje. Do tua lë këtë gjë të tjerëve ta vendosin. Çdo kandidat bën gabime dhe unë jam i sigurt se kam pjesën time të gabimeve. Por unë nuk do të kaloj kohën e së ardhmes me keqardhjen për atë që mund të kishte ndodhur. Kjo fushatë është dhe do të mbetet një nder i madh për jetën time. Dhe zemra ime nuk është mbushur me asgjë tjetër përveçse mirënjohje për këtë eksperiencë dhe për popullin amerikan, që më dëgjoi ndershmërisht përpara se të vendosë se Senatori Obama dhe miku im i vjetër, Senatori Joe Biden do të kenë nderin të na drejtojnë ne në katër vitet e ardhshme. Unë nuk do të jem një amerikan, që ka keqardhje për një fat që më ka lejuar privilegjin e jashtëzakonshëm të shërbimit ndaj këtij vendi për gjysmë shekulli. Sot, unë isha një kandidat por postin më të lartë në vendin që unë e dua shumë. Dhe sonte unë mbetem shërbëtor i këtij vendi. Kjo është një bekim për këdo dhe unë i falënderoj njerëzit e Arizonës për këtë. Sonte, më shumë se çdo natë tjetër, unë kam në zemrën time veçse dashuri për këtë vend dhe për të gjithë qytetarët e tij, në më kanë mbështetur ose jo, në kanë mbështetur senatorin Obama ose jo, unë i uroj krah të lehta njeriu që ishte ish-kundërshtari im dhe do të jetë presidenti im. Dhe unë i bëj thirrje të gjithë amerikanëve, siç kam bërë shpesh në këtë fushatë, të mos shqetësohen për vështirësitë aktuale, por të besojmë gjithmonë ne premisat dhe madhështinë e Amerikës, sepse asgjë nuk është e paevitueshme këtu. Amerikanët nuk ndalojnë kurrë. Ne nuk dorëzohemi kurrë. Ne nuk fshihemi kurrë nga historia, ne e bëjmë historinë. Ju faleminderit dhe Zoti ju bekoftë, Zoti bekoftë Amerikën. Ju faleminderit shumë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›