E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Kenia ka festë, Presidenti: Të enjten, ditë feste kombëtare

 

Kanë të gjithë të drejtën të ndjehen kombi i dytë më i përfshirë në zgjedhjet presidenciale të SHBA. Në Kenia ka pasur festë njësoj si në Çikago apo New York. Por më shumë se të gjithë duket se ka festuar presidenti i një ndër shteteve më të varfra të Afrikës. Mwai Kigaki, ka deklaruar se ditën e enjte do të jetë festë kombëtare për fitoren historike të Obamës. “Fitorja e senatorit Obama është fitorja e vendit tonë, e virtytit të rritur në rrënjët e tij këtu në Kenia”. Por më larg se kaq ka shkuar gëzimi i familjarëve të mbetur në Kenia të Obamës. “Tani do shkojmë në Shtëpinë e Bardhë”. Por festa nuk ka mbaruar këtu. Fshatrat Kogelo, KIÇ dhe Kisumu në Kenia kanë shpërthyer në festime, pasi CNN hapi lajmin e fitores së Obamës për presidencën amerikane. Pasi kishin dëgjuar këshillën e gjyshes së Obamës, Mama Sarah për të mos festuar deri në shpalljen e rezultatit, fshatarët në Kogelo, shpërthyen në festime. Në Nairobi, banorët kërcyen dhe kënduan, duke falënderuar për fitoren e Obamës. Televizioni i parë i Kenias, KTN, ka transmetuar skena të ndryshme nga festa në Çikago dhe fjalimi i Barak Obamës si presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara. “Ne fituam! Fitorja është e jona!”, bërtisnin banorët në Kenia. Presidenti Kibaki ishte mes atyre, që i dërguan mesazhe përgëzimi Obamës menjëherë pas mbylljes së rezultatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›