E Diel, 1 Nëntor 2026

Roma shkatërron Çelsin, Inter ndalet në Qipro

 

Roma dhe Luçiano Spaleti tashmë mund të marrin frymë lirisht. Verdhekuqtë regjistrojnë një fitore të madhe në “Olimpikon” e Romës duke gjunjëzuar në shifrat 3-1 nënkampionët e Evropës të drejtuar nga braziliani Felipe Skolari. Mirko Vuçiniç është heroi i kësaj mbrëmjeje ku falë dy golave të tij, të cilët pasojnë atë të mbrojtësi, Kristian Panuçi vënë në kasafortë një sukses mëse të merituar. Goli i anglezëve i shënuar nga kapiteni, Xhon Terri në minutën e 75-të do të vlejë thjesht për statistikë. Surpriza e këtij sezoni të Ligës së Kampioneve, Kluzh është ndalur në shtëpi nga francezët e drejtuar nga ish-kampioni i botës dhe i Evropës, Lorent Blank. Në xhiron e dy ndeshjeve, Bordo rikthehet frikshëm në luftë për një vend në turin e ardhshëm të kompeticioni më të rëndësishëm evropian për klube. Spektakël dhe gjashtë gola në Qipro. Interi i Zhoze Murinjos nuk arrin të shkojë më larg se barazimi 3-3 kundër debutuesve të Ligës së Kampioneve, Anorthosis. Hulio Kruz është shpëtimtari i Kampionëve të Italisë, i cili falë një goli, vetëm dhjetë minuta nga fundi i ndeshjes i lejon Zhoze Murinjos të dalë me një pikë nga Qipro, por mbi të gjitha mbyll përfundimisht mosmarrëveshjet e tij me teknikun portugez. Grekët e Panathinaikos bëjnë surprizën e vërtetë të mbrëmjes së djeshme, pasi arrijnë të marrin një fitore të thellë 3-0 në Gjermani, kundër Verder Bremenit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›