Obama fal paratë e Nobelit

Presidenti amerikan, Barack Obama, bëri të ditur të premten se 1 milion e 400 mijë dollarët, që i fitoi si laureat i vitit të kaluar i Çmimit Nobel për Paqe, do t’ia dhurojë organizatave humanitare që aktualisht veprojnë në SHBA dhe Haiti.
Nga kjo shumë, presidenti Obama ka vendosur që 250,000 dollarë t’ia dhurojë organizatës joqeveritare “Fisher House”, e cila aktualisht po grumbullon mjete për ndërtimin e një qendre mjekësore.
Gjithashtu, presidenti amerikan do t’ia dhurojë 200 000 dollarë amerikanë Fondacionit për Haitin, që udhëhiqet nga dy ish-presidentët amerikanë, George Bush dhe Bill Clinton.
Presidenti Obama ka vendosur që pjesën tjetër të parave t’ua dhurojë disa fondacioneve tjera, në mesin e të cilave janë ato që financojnë studentët dhe që sigurojnë mjetet për bashkëpunim rajonal në Afrikë dhe në Azinë Qendrore.