Obama feston ditelindjen duke mbledhur fonde

Obama feston 50 vjetorin e për ti uruar ditëlindjen “mjaftojnë“ 36 mijë dollarë. Në Çikago, presidenti i Shteteve të Bashkuara ka shrytëzuar pikërisht këtë jubile për të mbledhur fonde për rikandidimin e tij; ”Kam disa thinja më tepër, që kur bëj këtë punë, por në shpirt jam po i njëjti” ka deklaruar Obama që shoi 50 qirinj në Çikago, ku me këtë rast, u ka dhënë udhë, jo vetëm festimeve, por dhe mbledhjes së fondeve për garën presidenciale 2012.
Në Aragon Ballroom festa filloi me një koncert xhazi, ku interpretuan Herbie Hancock e Jennifer Hudson, për të vijuar më pas me drekën e rezervuar për donatorët e mëdhenj, që pas urimeve të ditëlindjes, paguan 35.800 dollarë secili. Por megjithë çmimin e lartë, dreka si këto nuk do të jenë të vetme dhe as ekskluzive: për mbledhjen e të tjera fondeve, ekipi që punon për rizgjedhjen e Obamës ka planifikuar dhjetëra festa të tilla, përgjatë gjithë vendit.E për ata, që do të donin t'i bënin një dhuratë Zotit President, por nuk janë të vendosur se cfarë, idetë mund ti gjejnë në barackobama.org, uebsaitin që menaxhon komunikimin me fansat e Obamës e të suigjeron, që për ditëlindje, të impenjohesh t'i gjesh presidentit amerikan 50 mbeshtetës të rinj. Ndonëse, duket se dhuratën që vetë do të dëshëronte më shumë, presidenti, e ka marrë tashmë. “Ajo që dua me të vërtetë është matrrveshja për rritjen e tavanit të borxhit ", pat thënë para disa javësh në një intervistë.
Delin Bitraku