Australi mashtrim dramatik

Policia australiane thotë se lajmi tronditës për një bombë të vendosur në trupin e një adoleshenteje, ishte një përpjekje për grabitje dhe mashtrim.
Madeleine Pulver, 18 vjeç, ishte në shtëpinë e saj në Sydney, kur një person duket se arriti të hynte dhe t'i vendoste në qafë një mjet shpërthyes. U deshën dhjetë orë që policia të hiqte pajisjen nga qafa e vajzëë, orë, gjatë të cilave u evakua lagjeja, në periferinë Mosman dhe u alarmuan dhe strukturat më të larta qeveritare.Por pas orëve të ankthit policia bëri të ditur se mjeti shpërthyes ishte i rremë dhe motivi, pas gjestit makabër, grabitja. Sipas komisionerit të policisë të New South Wales, Mark Murdoch, pajisja rezultoi të jetë "një mashtrim shumë, shumë i sofistikuar".
Vajza e një biznesmeni software-sh pas 10 orëve dramatike është shtruar në spital, ndërsa policia vazhdon hetimet për të identifikuar autorin e ngjarjes, që sipas kryeministres, Gulia Gillard, ishte më tepër një skenar i frikshëm, Hollivudi .
Delina Bitraku