E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohet miliarderi amerikan, mashtroi për 8 miliardë USD

Një miliarder nga Teksasi dhe
promovues i lojës së famshme
të kriketit, Sir Alen Stadford,
është akuzuar për një mashtrim
fi nanciar me vlerë 8 miliardë dollarë.
Sipas rregullatorit fi nanciar
të Komisionit të Sigurimeve dhe
Shkëmbimit, biznesmeni kishte
ideuar një "skemë shumëmiliardëshe
investimesh". Hetuesit e
rregullatorit fi nanciar kishin disa
kohë që merreshin me hetimin
e çështjes së skemës së pasur
dhe më në fund kishin marrë
urdhër për të hetuar edhe mbi
dokumentet e saj, të cilat ishin
të gjitha mashtrime dhe të dhëna
të falsifikuara. Bosi i skemës
e kishte shpërndarë atë në tri
kompani ekzekutive. Menjëherë
pas akumulimit të fakteve të para
që binin ndesh me veprimtarinë
e biznesmenit, një gjykatës ka
lëshuar vendimin e ngrirjes së
të gjitha llogarive bankare dhe
aseteve të mashtruesit, si dhe
të kompanive të tij. Alen është
një promovues, mbështetës dhe
fi nancues i sportit të kriketit dhe
veçanërisht i skuadrës "Standford
Superstar", që mundi një skuadër
britanike për fi timin e një çmimi
prej 20 milionë dollarësh. Menjëherë
pas lajmit, skuadra ka
deklaruar se nuk ka të bëjë me
aferat e njërit prej fi nancuesve
dhe mbështetësve të saj. Sipas
njoftimeve të para të hetuesve,
kompanitë e Alen u kishin shitur
investitorëve certifi kata me vlerë
8 miliardë dollarë, në këmbim të
premtimeve për përqindje interesi
shumë të larta në krahasim me
përqindjet e zakonshme të tregut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›