E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama fotografohet në Hauai



Presidenti i ardhshëm i SHBA-ve po i shijon në mënyrën më të mirë ditët e tij të fundit “në liri”. Një fotograf arriti ta fotografonte atë vetëm me mbathje plazhi në Hauai. Fotot u publikuan në faqen e internetit të agjencisë fotografike, e cila pas pak çastesh u bllokua për shkak të fluksit të madh të vizitorëve. Rekord klikimesh ka pasur edhe në “website”-n e “Huffington Post” të Çikagos që ka hedhur foton “on line”. Në imazh duket kreu i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë në një moment relaksi, ku bie në sy trupi i mirëformuar dhe me muskuj i presidentit. Në këtë mënyrë, Obama bëhet udhëheqësi i fundit i fotografuar pa veshje zyrtare. Të gjithë janë mahnitur nga muskujt e formuar dhe stomaku i sheshtë për të formuar në tërësi një trup pothuajse perfekt. Një tjetër “viktimë” e fotografëve kuriozë është bërë në vitin 2006 edhe Toni Bler gjatë pushimeve në Karaibe. Ndërsa Nikolas Sarkozi në pozat e tij në SHBA vitin e kaluar dukej pak mbipeshë, teksa bënte një vozitje me kanoa. Ndoshta rivali më i fortë i Barak Obamës mbetet Vladimir Putin, ish-presidenti rus, i cili u fotografua i zhveshur gjatë një udhëtimi në malet siberiane. Fotot e tij më pas u publikuan në faqen zyrtare të Kremlinit, ku lideri i shtetit shfaqej me gjoksin dhe muskujt e formuar.

Hudson: “Jam e mbushur me energji seksuale”

Aktorja e njohur Keit Hudson, e cila ka vetëm një djalë 4-vjeçar të quajtur Rajder me ish-burrin Kris Robinson, thotë se njerëzit gjithmonë bartin “energji seksuale”, përveç energjive negative që janë të pashmangshme. “Mora pjesë në një diskutim kundërshtues dikur. Isha e martuar dhe më pyetën: A mendon se monogamia (të qenit me një person) është e mundshme?. Dhe thashë: Jo, nuk mendoj se jemi monogamistë, jemi kafshë”, - u shpreh aktorja. “Nëse keni një personalitet të tillë, kurrë nuk do të arrini larg pasi nxiteni nga energjia juaj seksuale”, - ka shtuar Hudson. Aktorja ka sqaruar se këto mendime shpesh konsiderohen si të pamoralshme, megjithatë kjo është thjesht e vërteta për secilin nga ne.

Hunziger: “Ëndrra ime, të bëj dashuri e zhytur në çokollatë”

Ish-bashkëshortja e këngëtarit italian Eros Ramazoti ka rrëfyer ëndrrën e saj më të çuditshme erotike. Ajo dëshiron të bëjë dashuri ndërsa është e mbuluar me çokollatë. “Ëndrra ime erotike? Të bëj dashuri ndërsa jam e mbuluar me çokollatë”.
Kjo ëndërr e Mishel Hunziger, showgirl e famshme me origjinë zvicerane, bëri që një revistë e njohur në Itali të realizonte disa foto të tilla: bjondja bukuroshe e mbuluar nga çokollata...por pa partner pranë. E ndërsa përgatitet të realizojë setin fotografik, Mishel shprehet se çokollata i jep të njëjtën kënaqësi që i jep të bërit dashuri. Ndryshimi i vetëm është se pasi ka ngrënë çokollatë ka ndjenje faji, ndërsa pasi ka bërë dashuri jo... Kohët e fundit, Mishel duket se ka gjetur një ekuilibër me ish-bashkëshortin e saj, Eros Ramazoti, me të cilin ka kontakte të vazhdueshme, duke qenë se është babai i vajzës së saj, Aurora.

24 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›